Mbahet takimi i bordit për Menaxhim të Integruar të Kufirit

Kosova

Mbahet takimi i bordit për Menaxhim të Integruar të Kufirit

Më: 15 mars 2018 Në ora: 11:06
Pamje nga takimi

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Bordit për Menaxhimin e Integruar në të cilët u diskutuan pikat sipas rendit të ditës.

Me këtë rast ministri Flamur Sefaj falënderoi anëtarët e bordit për punën e mirë që kanë bërë dhe  për këtë theksoi do të kenë përkrahjen e tij sa i  përket shtyrjes së politikave në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit të cilat dalin nga strategjia kombëtare e MIK-ut.

“Të gjithë së bashku duhet të shikojmë që në të ardhmen të krijohen programe të avancuara në bazë të koncepteve bashkëkohore për kontroll të kufirit  si formë e avancuar e teknologjisë në mënyrë që të trupat e kontrollit fizik të orientohen në angazhime tjetra”, tha  Sefaj.

Njëra ndër pikat më të rëndësishme është vlerësimi i rolit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit(QKMK) dhe për mënyrat  se di të zgjidhen modalitet më të mira që ka ky koncept për ofrimin e sigurisë kufitare në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat