Konsumatorët të rrezikuar dhe mashtruar në të gjithë sektorët

Kosova

Konsumatorët të rrezikuar dhe mashtruar në të gjithë sektorët

Më: 15 mars 2018 Në ora: 10:11
Selatin Kaçaniku

Qytetarët e Kosovës ende janë të rrezikuar për shëndetin e tyre nga produktet jocilësore dhe nga tregtarët mashtrues me mallra të kontrabanduara.

Me rastin e Ditës Botërore të Konsumatorit, kryetari i Organizatës “Konsumatori", Selatin Kaçaniku në një intervistë kp, thotë se ndër problemet më të mëdha janë mallrat e kontrabanduara, që sipas tij, është alarmante në Kosovë dhe mbi të cilën qëndron një rrjet kriminal i organizuar.

Produktet jo cilësore, ai tha se janë ato ushqimore, barnat dhe derivatet, ndërsa shërbimet energjetike, të ujit dhe ngrohjes qendrore nuk janë adekuate.

Kaçaniku: Kontrabanda shqetësuese edhe për shëndetin e qytetarëve

“Kur flasim cilësinë e ushqimeve, ajo që kalon përmes mbikëqyrjes së mekanizmave për kontroll, është e sigurt, mirëpo problemet janë kontrabanda e cila është alarmante në Kosovë dhe mbi të cilën qëndron një rrjet kriminal I organizuar deri në nivele të larta, dhe që së bashku me të gjitha ushqimet, medikamentet, derivatet  naftës , ndoshta arrin shumën prej një miliardë e gjysmë dhe prej tyre 500 milionë euro për shkak të kësaj kontrabande i mungon buxhetit të Kosovës”, ka thënë Kaçaniku.

Kreu i shoqatës “Konsumatori” ka thënë se vetëm 1 për qind e mallrave të importuara i nënshtrohen kontrollit për cilësi dhe kjo parqet pasiguri për qytetarët konsumatorë.

Kaçaniku: Prej të gjitha mallrave të importuara vetëm 1 për qind i nënshtrohet kontrollit

“Kjo kontrabandë e vështirëson tregun dhe i sjell pasiguri qytetarëve konsumatorë, ndërsa kjo që hynë me kontroll jo e gjitha është e garantuar për shkak se kontrolli nuk bëhet për çdo maunë, por merret një maunë e rastësishme, që i bie se nga 100 përiqindëshi i importeve vetëm 1 përqind kontrollohet”, ka thënë ai.

Kaçaniku ka shtuar se në Kosovë ende vepron logjika e mashtrimit, ofrohen shërbime për qytetarët në bazë të logjikës së mashtrimit dhe kjo përbënë krim ndaj qytetarit konsumatorë. 

Kaçaniku: Krimi ndaj konsumatorëve në gjithë sektorët

“Nëse i referohemi rastit të derivateve, nëse i referohemi rasteve stenda, problemeve në shëndetësi , problemet me ngrohje qendrore dhe me energji elektrike akoma. Me ujë ende kemi probleme e telashe, të gjitha këto dëshmojnë se problemi qëndron në maje. Me vite të tëra ne nuk kemi pasur Agjenci të Konkurrencës me staf të kompletuar, ne nuk e kemi as sot të kompletuar Rregullatorin e Energjisë elektrike. Çdo kund te ndërmarrjet publike kemi bord edhe menaxher politik dhe askund nuk ka qasje konsumatori, sepse qytetari taksa pagues është gjenerues kryesor i buxhetit nga financohen të gjitha këto”, ka thënë Kaçaniku.

Ai tha se për fat të keq numri i ankesave nga konsumatorët po ulet, por jo pse po ulet pakënaqësia, mirëpo për arsye se po rritet mos besimi dhe mungesa e gatishmërisë së qytetarëve konsumator ndaj institucioneve relevante.

Ndryshe, sot në Kosovë shënohet edhe Dita Botërore Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat