Ndryshon sërish moti, nga kjo ditë me shi, ja çfarë temperatura na presin 5 ditët e ardhshme

Kosova

Ndryshon sërish moti, nga kjo ditë me shi, ja çfarë temperatura na presin 5 ditët e ardhshme

Më: 14 mars 2018 Në ora: 22:19
Ilustrim

Mot i butë e i përcjell me reshje shiu, pritet të na shoqërojë ditët në vijim.

Siç parashikon Prishtina Weather dita e nesërme do jetë me diell e vransira, e nga e premtja kohëpaskohe me shi.

Temperaturat e ajrit, deri të shtunën do të luhaten mbi vlera mesatare, me minimale nga 4C deri në 7C, e maksimale prej 13C deri në 17C. Nga dita e diel do të pësojnë rënie në të dy vlerat, minimalet deri në 0C, e maksimalet deri në 5C.

Mëposhtë keni parashikimet e motit nga nesër(15 mars) deri më 19 mars.

15.03 – Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegullinë dhe mjegull.

16.03 – Mot kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

17.03-18.03 – Të shtunën mot i ngrohtë, paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës vransirat do të shtohen. Priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë. Ditën e diel vransira dhe intervale me diell, e pasdite riga lokale shiu.

19.03 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vransira. Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore, e gjatë ditës priten reshje shiu.

Image

Tabela e temperaturave.

Vorbulla ciklonike, që pritet të kaloj mbi rajon, do të sjellë kushte të favorshme për qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj edhe vlerat ditore të AQI do të luhaten kryesisht në vlera mesatare dhe të mira.

Të shtunën, parashihet rritje e grimcave për shkak të pluhurit saharian që mund të arrijë edhe mbi vendin tonë, ku mund të rrisë vlerat maksimale të AQI edhe në të pashëndetshme.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme, nga jugu-jugperëndimi 4-11m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s. Shtypja atmosferike deri të shtunën do të zbres thellë nën vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat