Pacolli uron miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Kosova

Pacolli uron miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Më: 14 mars 2018 Në ora: 20:58
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli e ka quajtur lajm fantastik miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Urimi i Pacollit:

Lajm fantastik, miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Falenderim për gjithë spektrin politik në Maqedoni. Hap shumë i rëndësishëm për partnerin tonë Maqedoninë drejt rrugës së integrimit në BE.  Respektimi i të drejtave për të gjithë komunitetet, veqanërisht i shqiptarëve që përbëjnë një përqindje të lartë dhe përfaqesojnë komb shtetformues në Maqedoni, është veprimi më i duhur i mundshëm. Urime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat