Presidenti Thaçi uron shqiptarët dhe shtetin maqedon për Ligjin e Gjuhëve

Kosova

Presidenti Thaçi uron shqiptarët dhe shtetin maqedon për Ligjin e Gjuhëve

Më: 14 mars 2018 Në ora: 20:46
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka uruar gjithë shqiptarët e Maqedonisë dhe shtetin maqedon për miratimin e Ligjit për Gjuhët, i cili vlerësohet si hap shumë i rëndësishëm përpara drejt së ardhmes euroatlantike.

Presidenti Thaçi ka vlerësuar se miratimi i këtij ligji është një vullnet i mirë edhe për bashkëjetesë, duke respektuar diversitetin kulturor dhe dinjitetin e integritetin e secilit qytetar.

“Miratimi i Ligjit për Gjuhët në Maqedoni, ku tash gjuha shqipe do të përdoret edhe nëpër institucionet më të larta shtetërore, është një lajm i mirë jo vetëm për komunitetin shqiptar atje, por për tërë rajonin tonë. Është një vullnet i mirë për bashkëjetesë, duke respektuar diversitetin kulturor dhe dinjitetin e integritetin e secilit qytetar. I uroj shqiptarët dhe shtetin e Maqedonisë për këtë hap të rëndësishëm përpara edhe drejt së ardhmes euroatlantike”, thuhet në deklaratën e presidentit Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat