Hoti: Miratimi i ligjit të gjuhës shqipe, një arritje e madhe për shqiptarët

Kosova

Hoti: Miratimi i ligjit të gjuhës shqipe, një arritje e madhe për shqiptarët

Nga: A.M. Më: 14 mars 2018 Në ora: 18:19
Avdullah Hoti

Shefi i grupit paralajmëtar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka quajtur një arritje të madh për shqiptarët në Maqedoni miratimin e ligjit për gjuhën shqipe.

Hoti ka shkruar në Facebook se me zgjidhjet edhe të çështjes së emrit, Maqedonia e siguron perspektivën e integrimit në BE dhe në NATO.

Postimi i plotë:

Miratimi i ligjit për gjuhët nga Kuvendi i Maqedonisë është një arritje e madhe politike për shqiptarët dhe për gjithë shoqërinë e Maqedonisë.

Urime të gjithë shqiptarëve në Maqedoni për këtë arritje politike. Me zgjidhjet edhe të çështjes së emrit, Maqedonia e siguron perspektivën e integrimit në BE dhe në NATO. Dhe partitë politike shqiptare atje janë duke luajtur rol vendimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat