Pacolli: Gjermania mbetet njëri nga aleatët më strategjik i Kosovës në Evropë

Kosova

Pacolli: Gjermania mbetet njëri nga aleatët më strategjik i Kosovës në Evropë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 18:18
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka falënderuar ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, për kontributin e çmuar dhe punën e tij të rëndësishme si ministër për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Kosovën.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Falënderoj nga zemra ish-Ministrin e Jashtëm gjerman, mikun tim, Sigmar Gabriel, për kontributin e çmuar dhe punën e tij të rëndësishme si Ministër i Jashtëm i Gjermanisë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Kosovën.

I shpreh urimet më të sinqerta dhe konsideratat më të larta Ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, për përzgjedhjen e tij në këtë funksion dhe pres me padurim që të punojmë së bashku në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona në të gjitha nivelet, bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit euo-atlantik dhe anëtarësimin e vendit tonë në Organizatat Ndërkombëtare. Gjermania ka qenë dhe mbetet njëri nga aleatët më të rëndësishëm strategjik i Kosovës në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat