Oda e Mjekëve nënshkruan marrëveshje, synohet të ofrohen shërbime më të mira për pacientët

Kosova

Oda e Mjekëve nënshkruan marrëveshje, synohet të ofrohen shërbime më të mira për pacientët

Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:09
Oda e Mjekëve të Kosovës

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) dhe Asociacionin Kosovar të Personave që Jetojnë me HIV/AIDS.

Kryetar i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu tha se përmes këtij memorandumi synojnë që të ofrojnë shërbime sa më të mira për pacientëve.

“Ne do të sigurojmë që kualiteti i dhënies së shërbimit të jetë i kualitetit të lartë. Me këtë memorandume do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e veçantë tek pacientët dhe të shqyrtojmë ankesat.

Besim Kodra, kryetar i Shoqatës e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë tha se bashkëpunimi mes mjekëve dhe pacientëve është shumë i rëndësishëm andaj edhe shpresojnë që të rritet edhe në të ardhmen.

“Është kënaqësi qe jemi ndër të parët që po nënshkruajmë marrëveshje me odën e mjekëve. Ne mendojmë që kjo odë vendos për shumë çështje që kanë të bëjnë me të drejtën e pacienteve dhe mendojmë që bashkëpunimi i mjekëve me pacientët është shumë i rëndësishëm. Jemi shumë të kënaqur edhe me bashkëpunimin e deri tanishëm dhe shpresojmë që kjo të rritet në të ardhmen”.

Alban Gjonbalaj Asociacionin Kosovar të Personave që Jetojnë me HIV/AIDS tha se duke pas parasysh rastet e diskriminimit të personave nga stafi mjekësor kanë menduar se ky memorandum do të ndikoj në uljen e diskriminimit.

“Ky memorandum do të hap rrugë për bashkëpunim të mëtutjeshme. Këtu do të bëjmë të pamundurën që ketë bashkëpunim që këtë problematikë ta ulim në nivelin zero”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat