Beqaj takon Bertoncelj, diskutohet bashkëpunimi Kosovë-Slloveni

Kosova

Beqaj takon Bertoncelj, diskutohet bashkëpunimi Kosovë-Slloveni

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:00
Pamje nga takimi Beqaj me Bertoncelj

Bashkëpunimi me Slloveninë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe marrja e ekspertizës sllovene në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomik dhe transformimin e saj në ekonominë digjitale, është shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Kështu ka thënë ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë një takimi me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj, me të cilin diskutoi për mundësitë e bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e inovacionit, dhe për shkëmbimin e përvojave të rëndësishme për Ministrinë e Inovacionit.

Beqaj u shpreh i interesuar për mbështetje në fushën e shkëmbimit të përvojave sllovene në sektorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe marrjen e ekspertizës shumë të nevojshme nga Sllovenia si shtet anëtarë i BE-së.

“Sllovenia ka shumë ekspertizë në fushën e TIK, dhe kam marrë zotimin nga ambasadori slloven për mbështetje të pakursyer për transformimin e ekonomisë tonë në ekonomi digjitale”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat