Në Skenderaj Konfiskohen Mbi 800 Produkte me Afat të Skaduar

Kosova

Në Skenderaj Konfiskohen Mbi 800 Produkte me Afat të Skaduar

Më: 13 mars 2018 Në ora: 13:47
Ilustrim

Sektori i Inspektoratit në Komunën e Skenderajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka konfiskuar 824 produkte ushqimore dhe jo-ushqimore me peshën prej afërsisht 200kg për shkak të afatit të skaduar, dëmtimeve të ndryshme dhe dyshimeve për prejardhjen e tyre (pa fatura).

Komfor Ligjit, këto produkte si të rrezikshme për konsumatorin, janë konfiskuar dhe këto produkte tashmë janë asgjësuar.

Ndaj subjekteve ku janë hasur këto produkte, po ashtu komfor ligjit janë shqiptuar masa ndëshkimore.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Skenderajt, që në rast se hasin në parregullsi gjatë marrjes së shërbimeve të ndryshme, të paraqiten në zyret e Inspektoratit të cilat gjenden në katin e parë në objektin e Komunës Skenderaj. Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar për luftimin e informalitetit dhe mbrojtjen e konsumatorit”, theksohet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat