SHBA e vendosur për evropianizimin e Ballkanit nga ndikimi rus

Kosova

SHBA e vendosur për evropianizimin e Ballkanit nga ndikimi rus

Më: 12 mars 2018 Në ora: 13:50
Wess Mitchell gjatë konfrencës për media në Prishtinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratat e shteteve të Ballkanit Perëndimor për integrime evropiane dhe relaksim të raporteve ndër-shtetërore, ka deklaruar ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell. Këto komente, ai i bëri në Prishtinë, pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Mithchell tha se kishte kënaqësinë që vizitën e tij të parë në postin që ka marrë ta realizojë në Kosovë, si një shtet mik i SHBA-së.

“Kosova ka shënuar së fundit edhe 10-vjetorin e shtetësisë së saj. Për këto vite, Kosova ka shënuar përparime të mëdha të cilat duhet të vazhdojnë”, theksoi Mitchell.

Ai ka inkurajuar presidentin dhe institucionet e Kosovës që ta vazhdojnë dialogun me Serbinë për normalizimin e raporteve, ndërkaq ka bërë thirrje që të zgjidhet sa më shpejt edhe çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet heqja e regjimit të vizave.

“Vetëm Kosova mund ta zgjedhë të ardhmen e vetë, ndërkohë që SHBA-ja ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar ta mbështesë Kosovën”, tha Mitchell.

Lajmin e plotë mund ta lexoni duke klikuar linkun tek Mediat Shqiptare KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat