USAID-i vazhdon mbështetjen për MTI-në

Kosova

USAID-i vazhdon mbështetjen për MTI-në

Më: 12 mars 2018 Në ora: 13:13
Hasani e ka vlerësuar lart ndihmën e popullit amerikan për Kosovën

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka prezantuar prioritetet e institucionit që ai e udhëheq në takim që ka pritur përfaqësuesen e USAID-it, Lee Sara Williams.

Hasani e ka vlerësuar lart ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, duke theksuar se mbetet i përkushtuar që ta vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me USAID-in.

Ai ka treguar se janë disa projekte aktuale që USAID-i është duke i mbështetur, si në përgatitjen e ligjit për Shoqëri Tregtare, në kuadër të reformave në të bërit biznes.

Hasani e ka informuar përfaqësuesen e USAID-it se objektivë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë.

“Jemi po ashtu duke hartuar draft-ligjin për reformën e inspektimeve dhe në kuadër të saj jemi duke bërë fuzionomini e inspektorateve. Tek politikat tregtare,  objektivë e jonë është anëtarësimi  në Organizatën Botërore të Tregtisë si dhe përgatitja e ligjit të ri për rregullimin e tregtisë së brendshme”, ka thënë Hasani.

Ndërsa, Williams ka theksuar se Kosova ka bërë përparim në fushën e të bërit biznes, duke shprehur gatishmëri për të ofruar mbështetje edhe më tutje. Sipas saj, USAID është institucion që do ta mbështesë në vazhdimësi MTI-në.

“Ne jemi këtu për të ndihmuar për projektet e së ardhmes”, ka thënë Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat