Lluka: Bordi i “Trepçës” në fillim të prillit

Kosova

Lluka: Bordi i “Trepçës” në fillim të prillit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:07
Valdrin Lluka


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se bordi i “Trepçës” do të jetë funksional në fillim të muajit prill.

Më 25 mars pritet që të mbahen intervistat finale për ata që kanë aplikuar për pozitën e anëtarit të bordit.

“Me 25 mars janë intervistat finale dhe pastaj prej intervistave dhe kalimin në qeveri un nuk e besoj që merr kohë më shumë se një javë përderisa zgjidhet bordi, sepse me të vërtet kemi interesim jashtëzakonisht të madh që ta finalizojmë këtë bord”.

“…bordi ka mbetur pa drejtor funksional dhe bordi ka mbetur pa një proces zhvillimor dhe ka interesim të madh nga investitorë të huaj që të investojnë në Trepçë, prandaj çdo ditë e humbur është humbje kohe”.

Statuti për “Trepçën” ministri tha se është i gatshëm, në mënyrë që të ndihmojë bordin e ri në punë që e pret.

“Unë besoj që nëse ne arrijmë që ta finalizojmë bordin deri në fund të këtij muaji apo java e parë e muajit prill, statuti është i gatshëm sepse një grup e kemi themelua për të punuar atë. Një draft-statut është bërë gati për t’i ndihmuar bordit që vjen të ketë një material të mirëfilltë”.

Lluka ka paralajmëruar se në muajin prill “Trepça” do të regjistrohet si shoqëri aksionare e deri në fund të vitit të ketë edhe investitorin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat