Bytyqi: 11 marsi 1981, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë

Kosova

Bytyqi: 11 marsi 1981, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:10
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka përkujtuar 37-vjetorin e demonstratave studentore të vitit 191, duke thënë se studentët gjithmonë u kanë prirë proceseve më të rëndësishme për Kosovën.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se sot me krenari kujtohen demonstratat studentore të vitit 1981, ku studentët e Universitetit të Prishtinës bënë kthesën e madhe për të filluar një epokë e re.

“Ata vunë gurthemelin e shtetit duke i hapur rrugë, fillimisht, luftës kundër shtypjes dhe padrejtësive. Lavdi studentëve dhe të gjithë atyre që ranë në këto demonstrata duke kërkuar liri dhe Republikë!”, shkruan Bytyqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat