Shiti mishin e lopës së ngordhur, arrest shtëpiak për kasapin dhe pronarin nga Kamenica

Kosova

Shiti mishin e lopës së ngordhur, arrest shtëpiak për kasapin dhe pronarin nga Kamenica

Më: 11 mars 2018 Në ora: 17:00
Ilustrim

E mori lopën e ngordhur dhe e shiti për mish. Për këtë rast kasapi nga Gjilani, A.Rashiti do të vuajë masën e arrestit shtëpiak prej një muaji. Bashkë me të, dënimin e njëjtë, do ta vuajë edhe pronari i gjedhit, A.Maliqi nga fshati Busavatë i Kamenicës, pasi që e kishte hedhur lopën e ngordhur në përrua. Për këtë punë policia dhe prokuroria e shteti po i vazhdojnë hetimet.

Një ngjarje e pazakontë dhe kriminale të martën që po e lemë pas ka ndodhur në fshatin Busavatë të Komunës së Kamenicës. Një lopë e ngordhur të cilën pronari e ka hedhur në përrua, është marrë nga një kasap, i cili mishin e saj e ka nxjerrë në shitje. Gjithçka filloi kur kasapi i kërkoi një fshatari t’ia shiste lopën e sëmurë, ndërsa pronari, sipas njoftimeve të deritashme, kishte refuzuar ta shesë kafshën e sëmurë. Me rastin po merret edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Media ju sjell detaje nga kjo ngjarje morbide.

Lajmin e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat