Komuna “harron” autobusët e rinj

Kosova

Komuna “harron” autobusët e rinj

Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:17
Autobusët

Ardhja e autobusëve të rinj të “Trafikut Urban” është stërzgjatur.

Megjithëse janë dhënë afate të ndryshme kohore se kur do arrijë pjesa e fundit, 21 autobusët e rinj ende nuk janë në Kosovë.

Së pari ishte përmendur vera e kaluar, koha kur edhe do të vijnë këta autobusë, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Më pas është përmendur edhe mesi i muajit shtator, por përsëri nuk doli të jetë data kur ata do vijnë.

E që nga atëherë, më nuk është dhënë ndonjë afat kohor se kur do të vijnë 21 autobusët e fundit, e të cilët janë blerë nga kompania çeke “Iveco”.

Herë pas here ka kërkuar një përgjigje nga Komuna e Prishtinës se kur do të ndodh një gjë e tillë, mirëpo nuk kemi marrë përgjigje.

Kështu, edhe pse është përmendur shumë arritja e tyre, pjesë e fundit nga 51 autobusët e rinj, nuk dihet se kur do shfrytëzohen nga qytetarët e Prishtinës.

Ndryshe, ndërmarrja “Trafiku Urban” ka marrë një kredi në vlerë prej 10 milion euro për blerjen e 51 autobusëve nga kompania çeke “Iveko”, por deri më tani kanë arritur vetëm 30. Flota e parë e autobusëve kishte arritur në fillim të vitit 2017, me premtimin se shumë shpejt do arrijë edhe e fundit.

Marrëveshja me kompaninë “Iveco” është nënshkruar në shtator të vitit 2016 ndërmjet Shpend Ahmetit, kryetari i Prishtinës dhe përfaqësuesit të kompaninë “Iveco”.

51 autobusët e rinj do të përdoren për trafikun urban dhe janë të standardit Euro 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat