Javë me mot të ndryshueshëm, me diell dhe shi

Kosova

Javë me mot të ndryshueshëm, me diell dhe shi

Më: 11 mars 2018 Në ora: 12:19
Ilustrim

11.03.2018 - Gjatë javës në vijim fusha ciklonike nga Atlantiku që po depërtojnë mbi Europën perëndimore do të shtrihen edhe mbi vendin tonë, ku do të kushtëzojnë mot jostabil por të butë, të ndryshueshëm, me intervale me diell, dhe shtrëngata me shi.
12.03 - Mot më i ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu me bubullimë. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.
13.03 - Mot i butë, me diell dhe vransira. Pasdite me reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.
14.03 - Paradite intervale me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.
15.03 - Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.
16.03 - Mot i butë, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
Sipas parashikimeve të fundit, jo ende mirë të besueshme, të dielen dhe të hënën, më 18 dhe 19 mars, pritet të depërtojë nga verilindja një valë e të ftohtit, që do të sjellë mot të ftohtë me mundësi edhe për reshje bore.

Fushat ciklonike, që pritet të depërtojnë mbi rajon, do të sjellin qarkullim të majftueshëm ajror, ku nën këto kushte edhe vlerat ditore të AQI do të luhaten kryesisht në vlera mesatare dhe të mira. Kohëpaskohe vlerat maksimalet mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 12C deri në 17C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme, nga jugperëndimi-perëndimi 5-11m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat