Në QKUK operohet fëmija 16 muajsh për t’ia nxjerrë një kokërr fasuleje

Kosova

Në QKUK operohet fëmija 16 muajsh për t’ia nxjerrë një kokërr fasuleje

Më: 10 mars 2018 Në ora: 23:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Hajdin Thaçi, drejtor i ORL-së në QKUK, ka treguar se gjatë ditës së sotme kanë pasur një rast të veçantë për intervenim.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka treguar se është kryer një operacion i suksesshëm ndaj një fëmije 16 muajsh të cilit i është nxjerrë një kokërr fasuleje nga bronku i djathtë.

“Sot në Kliniken e ORL-së u shpëtua jeta e fëmijës 16 muajsh i cili kishte aspiruar kokrrën e fasules në bronkun e djathtë, veprim ky që kishte bllokuar në tërësi mushkërinë e djathte”, ka shkruar Thaçi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat