Bërllok e qen endacakë në qendër të Deçanit

Kosova

Bërllok e qen endacakë në qendër të Deçanit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:39
Deçan

Me shumë mbeturina e qen endacakë duket sot qendra e Deçanit. Këto mbeturina janë lënë jashtë kontenjerëve përderisa qentë endacakë po i shpërndajnë gjithandej nëpër rrugë.

Shumë vende të Kosovës përballen me problemin e njëjtë për shkak se edhe qytetarët por edhe kompanitë mirëmbajtëse nuk shfaqin interesim të madh për ruajtjen e ambientit.

Po ashtu qentë endacakë rrezikojnë qytetarët. Ndodh shumë shpesh që ata t’i sulmojnë njerëzit sidomos fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat