Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe për tetarin Shani Maloku

Kosova

Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe për tetarin Shani Maloku

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:29
Me këtë rast ministri dhe komandanti i FSK-së u shprehen ngushëllime familjarëve të të ndjerit Maloku

Ministri i Forcës e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha së bashku me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak i SHBA-ve, kolonel Feffrey H. Fisher, në kazermën e FSK-së në Pomozotin, bënë sot homazhe para arkivolit të tetar Shani Malokut.

Me këtë rast ministri dhe komandanti i FSK-së u shprehen ngushëllime familjarëve të të ndjerit Maloku.         

Përmes një komunikate dërguar mediave, Ministria ka bërë të ditur se për homazhe ishin edhe gjeneralë, oficerë, nënoficerë, ushtarë të FSK-së si dhe kolegë të njësisë dhe punës së të ndjerit  Shani Maloku.    

Tetar  Shani Tafil Maloku  (1973)  ishte nga  fshati Plloçicë  i komunës së Malishevë. Ai në  afërsi të shtëpisë së vet së bashku me vëllain u vranë  nga të shtënat me armë, në rrethana ende të pa njohura. I ndjeri ka qenë duke shërbyer  në kazermën e FSK-së në Pomozotinë, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), njësia: Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike (MKABK). Ai po ashtu ka qenë ish pjesëtarë i TMK-së. Shokët e njësisë dhe të gjitha ata që ka në pasur rastin ta njohin nga afër e kujton si njeri shumë të përkushtuar, punëtor, fjalëpakë  dhe i dashur me shokë.     

Varrimi i Shaniut dhe vëllait të tij do të bëhet sot në ora 15:00 në fshatin e lindjes në Plloqicë të  komunës së Malishevës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat