Zgjedhjet në Odë: Nasuf Hasani mund Xhevdet Krasniqin

Kosova

Zgjedhjet në Odë: Nasuf Hasani mund Xhevdet Krasniqin

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:17
Oda e Avokatëve

Nasuf Hasani u zgjodh kryetar i Degës Regjionale të Prishtinës në Odën e Avokatëve.

Me 122 vota nga gjithsej 206 votat e avokatëve nga regjioni i Prishtinës, avokati Nasuf Hasani u zgjodh kryetar i Degës Regjionale të Prishtinës në Odën e Avokatëve.

82 vota ishin për Xhevdet Krasniqin dhe 3 të pavlefshme.

Paraprakisht dy kandidatët për kryetar, Xhevdet Krasniqi dhe Nasuf Isufi, mbajtën një fjalim para avokatëve ku treguan ato që do t’i bëjnë në rast se zgjedhen kryetar, shkruan kallxo.

Të dy premtuan përmirësime për avokatët e Prishtinës.

Ndryshe, deri më tani ushtrues detyre në këtë pozitë ishte avokati Skender Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat