8 vite prej kur një tërmet me epiqendër Istogun goditi Kosovën

Kosova

8 vite prej kur një tërmet me epiqendër Istogun goditi Kosovën

Më: 10 mars 2018 Në ora: 08:22
Ilustrim

Para 8 vitesh në Kosovë ka ndodhur një tërmet prej 5.2 shkallësh që për epiqendër pati jugperëndimin e Istogut. Më 10 mars 2010 territori i Kosovës u godit nga një tërmet që la pas vetëm dëme materiale.

Një orë pasi ndodhi tërmeti, me një komunikatë zyrtare Rjeti Sizmologjik i Kosovës kishte njoftuar se në orën 14:38 minuta, sipas kohë lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, detektuan tërmet me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut. Magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64 thellësia 5.2 km.

Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Kjo lëkundje shkaktoi panik në mesin e dukagjinasve, ndërsa punëtorët e shumë institucioneve kishin lëshuar objektet.

Por, ky tërmet nuk mbeti i kufizuar vetëm në Kosovë, dridhja u ndje edhe në rajon, deri në kryeqytetin e Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat