Kallëzim penal ndaj dy të dyshuarve për mishin e lopës së ngordhur

Kosova

Kallëzim penal ndaj dy të dyshuarve për mishin e lopës së ngordhur

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Gjilanit ka konfirmuar arrestimin e dy personave lidhur me mishin e një lope të ngordhur.

I pyetur rreth rastit të përfolur se një kasap ka marrë mishin e një lope të ngordhur dhe dyshohet se e ka shitur, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, tha për kallxo se dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë pretendim.

“Në bazë të marrëveshjes që kanë bërë dyshohet se njëri prej tyre me qëllim përfitimi e ka marrë për ta plasuar në treg mishin e lopës së ngordhur”, tha Hashani.

Hashani tha po ashtu se lidhur me këtë rast Policia e ka njoftuar edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Po ashtu, sipas zëdhënësit të Policisë ndaj dy personave është ngritur kallëzim penal.

Rasti thuhet se ka ndodhur në fshatin Busavatë të Kamenicës, ku një banori pasi i ka ngordhur lopa e ka hedhur atë në një përrua e më pas dyshohet se një kasap ka shkuar dhe e ka marrë mishin e saj dhe e ka plasuar në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat