Bashkëpunimi me media i rëndësishëm për promovim të inovacionit

Kosova

Bashkëpunimi me media i rëndësishëm për promovim të inovacionit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:26
Pamje nga vizita

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar Radio Televizionin e Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit me mediumin publik në fushën e promovimit të inovacionit, në shërbim të zhvillimit ekonomik.

Beqaj është takuar me drejtorin e RTK-së Mentor Shala, më të cilin ka bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit të dy institucioneve në fushën e promovimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Gjithashtu ministri Beqaj është informuar nga Shala për avancimin teknologjik që ka bërë dhe po vazhdon të bëjë RTK-ja, në veçanti në aspektin e teknologjisë informative dhe digjitalizimit.

“Jam këtu në emër të të gjithë inovatorëve që të bëjmë një marrëveshje për bashkëpunim dhe promovim të këtij sektori. Besoj që e ardhmja ekonomike mbi bazën e zhvillimeve që janë duke u bërë gjatë këtyre viteve është ekonomia digjitale”, tha ministri Beqaj.

Ndërkaq drejtori i RTK-së Mentor Shala ka deklaruar se me ministrin kanë bashkëbiseduar për bashkëpunim me qëllim të promovimit të njerëzve inovatorë dhe që kanë ide, që në Kosovë janë të shumtë.

Ai tha se  RTK do të prodhojë program, i cili është në interes të Kosovës dhe në të cilin edhe Ministria e Inovacionit do të mund të ndihmonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat