Deputetet: Gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara

Kosova

Deputetet: Gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:56
Kuvendi i Kosovës

Në emër të LDK-së, deputetja Lirije Kajtazi, theksoi se gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara.

Kajtazi: Gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara

“Por këtyre ligjeve vazhdon t’i bëjë rezistencë barriera kulturore. Shumë fakte tregojnë se shoqëria jonë nuk ofron mundësi të barabartë për gratë dhe burrat. Gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara, vazhdojnë të mos jenë mjaftë të punësuara, përparimi në karrierë, e drejta në pronë, trashëgimi, e për fat të keq duke përfshirë edhe temën e sotme, dhunën në baza gjinore. E dhuna buron nga paedukata, nga i ligu që nuk mund të menaxhoj vetën dhe situatën, për fat të keq si instinkt natyror me daljen e njeriut nga shpella. Ka shumë rëndësi ruajtja e dinjitetit vetanak nga i cili del ai familjar për të reflektuar në dinjitetin nacional. Dhuna ndaj grave ndikon seriozisht edhe në zhvillimin ekonomik të një vendi”, tha  Kajtazi.

Deputetja e PDK-së, Mexhide Mjeku-Topalli, tha se me gjithë punën ndërgjegjësuese që është bërë, sidomos në dhjetë vitet e fundit, qëndrimet ndaj dhunës nuk kanë ndryshuar shumë.

Mjeku-Topalli: Vetëm 5 për qind e grave të dhunuara e denoncojnë dhunën

“Vetëm rreth 5 përqind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim i informacionit mbetet vet viktima e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqëri apo në komunitetin ku ai apo ajo bëjnë pjesë. Dhuna në familje vetëm në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes duke mos e paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Dhuna ndaj gruas është një problema kompleks që përfshinë me shumë se një akt në vetvete në marrëdhëniet personale ndërmjet burrit dhe gruas”, theksoi Mjeku-Topalli.

Kuvendi sot është mbledhur për të debatuar kundër dhunës ndaj grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat