Varroset i riu nga Istogu që humbi betejën me kancerin. Ky është rrëfimi e familjes

Kosova

Varroset i riu nga Istogu që humbi betejën me kancerin. Ky është rrëfimi e familjes

Më: 6 mars 2018 Në ora: 20:07
Pamje nga varrimi

Ishte diagnostikuar gati dy vjet më parë me kancer. Për sëmundjen mori vesh në Beograd, pasi një gjë e tillë nuk ishte e mundur të bëhet në Kosovë. Valdet Zeqiraj provoi të shërohet edhe në Turqi, ku iu kërkuan shuma marramendëse të parave. Betejën me sëmundjen e rëndë ai e humbi më 4 mars, ndërsa sot u bë varrimi i tij, në praninë e familjarëve dhe miqve. Valdeti la pas një motër 11-vjece, dhe një vëlla. Media të martën ka biseduar me familjarët rreth trajtimit shëndetësor që ai kishte marrë në Kosovë dhe rreth thirrjeve për ndihmë financiare për të.

Qindra persona ishin mbledhur pasditen e së martës në varrezat e fshatit Studenicë të Komunës së Istogut. Ata në mes lotësh e dhimbjesh i dhanë lamtumirën Valdet Zeqirajt, 27-vjeçar, i cili para tre ditëve humbi jetën pas betejës me kancerin. Media të martën ka qëndruar në shtëpinë e të riut istogas, ku ka biseduar me familjarët për trajtimin që djali i tyre ka marrë në Kosovë.

Valdet Zeqiraj me sëmundjen e kancerit u diagnostikua në vitin 2016. Familja Valdetin për këtë e kishte dërguar në Beograd pasi sëmundja nuk mund të diagnostikohej në Kosovë.

Lajmin e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat