Pas vërshimeve në Batllavë, Instituti jep disa rekomandime për ujin e pijshëm

Kosova

Pas vërshimeve në Batllavë, Instituti jep disa rekomandime për ujin e pijshëm

Më: 5 mars 2018 Në ora: 10:36
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë me një njoftim për cilësinë e ujit pas vërshimeve në Batllave dhe disa vende tjera.

Instituti thotë se bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije të dhënat  laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.

Për shkak të reshjeve atmosferike dhe shkrirjes së borës, disa rajone të Kosovës dhe rajoni i Prishtinës janë përfshirë me vërshime, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto rekomandime:

Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara.

Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit.

Uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund te përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit ne 100 grade Celsius se paku 10 min.

Kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin.

Ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike.

Ekipet e ujësjellësve rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve për të mos kontaminuar lagjet e vërshuara me materje fekale në të gjitha vendbanimet e vërshuara.

Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat