Ngjarjet e ditës në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Më: 5 mars 2018 Në ora: 06:48
Prishtina

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz. (Ora 10.00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën solemne me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Oda Ekonomike e Kosovës prezanton rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë” dhe rekomandimet për institucionet relevante. (OEK, kati I, ora 11.00)

FSK organizon  ceremoninë për manifestimin e  “Epopesë së  UÇK-së”, ku do të marrin pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

Organizata studentore “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP)” organizon protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 11.00)

Universiteti Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan feston  5-vjetorin e themelimit me moton “Pesë ditë aktivitet – pesë vite universitet”. (Holli i Universitetit “Kadri Zeka” kati i parë, ora 11.00)

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon akademinë letrare-artistike Ora e lirisë që do të jetë veprimtari tradicionale në kuadër të Epopesë së UÇK-së. (Sheshi 21, ora 12.00)

Unioni i Studentëve të Kosovës dhe përfaqësuesit e studentëve të universiteteve publike dhe kolegjeve private mbajnë konferencë ku do të shpaloset qëndrimi rreth përjashtimit të AKA nga EQAR. (Zyrat e Parlamentit Studentor të UP-së, ora 12.00)

Bëhet zbulimi i mozaikut të Komandantit Legjendar Adem Jashari i punuar me 200.000 gëzhoja fishekësh. (Prekaz, ora 14.00)

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, mbahet seanca solemne e Kuvendit të Rahovecit kushtuar Epopesë së UÇK-së. (KK i Rahovecit, ora 14.00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj nënshkruan Memorandumin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar, në Komunën e Prizrenit.  Pas nënshkrimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16.00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë dhe mbanë fjalë rasti në prezantimin publik të Projektit për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar. (Sheshi 21, Prishtinë, ora 17.00)

Artisti zviceran Thomas Hirschhorn shpalos idenë rreth ekspozitës së tij Pixel-Collage si dhe punën e tij në përgjithësi. (Galeria Kombëtare, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat