USK: Ministria e Arsimit po e shkatërron arsimin në Kosovë

Kosova

USK: Ministria e Arsimit po e shkatërron arsimin në Kosovë

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 20:45
Ministria e Arsimit

Unioni i Studentëve të Kosovës (USK) është shprehur e shqetësuar dhe ndjehet e pasigurt me perspektiven e shkollimit tonë pasi Agjensioni i Akreditimit te Kosovës (AKA) është përjashtuar nga European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR).

Siç thekson USK tash e tutje, kjo nënkupton se programet tona nuk kanë akreditim ndërkombëtar dhe si pasojë mund paraqiten problemet e para për studentët kosovarë, të cilët dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet në Universitetet e Evropës. 

“Nëse vërtetohet se përjashtimi i AKA-së nga EQAR është bërë për shkak të shkarkimit të bordit nga ana e ministrit aktual të arsimit atëherë kjo bëhet edhe me shqetësuese, sepse ministria në vend që të punojë për rritjen e cilësisë dhe afirmimin ndërkombëtar të arsimit kosovar, ajo ka bërë të kundërtën me ndërhyrje politike, me c’rast e ka dëmtuar drejtpërdrejt arsimin universitar të Kosovës në planin ndërkombëtar.

USK reagon ashpër ndaj kësaj ndërhyrje dhe kërkojmë urgjentisht sqarime nga ministri lidhur me këtë.

Ne si përfaqësues të studentëve në gjithë Republikën e Kosovës kërkojmë dhe i bëjmë me dije Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që të ndërmarrin hapa dhe të paraqesin mendimin e tyre për gjitha këto vendime që po dëmtojnë rëndë arsimin dhe shkencën, duke vepruar në baza politike e partiake, me politika ditore dhe të pamenduara.

Ne si studentë assesi nuk pajtohemi me këto ndërhyrje politike në çështjet e arsimit dhe sigurisht ndaj saj do të reagojmë konform vendimeve që do t’i marrim në të ardhmen si Union”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat