Bie blloku B1, rikthehen redukimet e rrymës në gjithë Kosovën

Kosova

Bie blloku B1, rikthehen redukimet e rrymës në gjithë Kosovën

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 18:36
ilustrim

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka sqaruar se reduktimet e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme nëpër Kosovë po ndodhin për shkak të rënies së bllokut B1 të njërit prej termocentraleve të KEK-ut.

Buzhala tha se KEDS po bën maksimumin për vënien në funksionimin të bllokut B1, por kjo ndërprerje është më shumë në përgjegjësinë e KOSTIT.

“Po pergjithesisht me kerkese te KOSTTit ne po aplikojme reduktime. Kjo po ndodhe sepse ka devijim nga prodhimi i planifikuar, pra nje njesi e KEK'ut, ajo B1 ka rene dhe per pasoje ne po pranojme 250 MË/h me pak. KEDS/KESCO po ben maksimumin, por ju e dini ëe eshte pergjegjesi e KOSTT'it si rrrgullator i sistemit dhe eventualisht KEK te siguroje energjine e munguar kur ka devijim nga prodhimi i planifikuar”, ka thënë Buzhala.

Ky reduktim është vërejtur edhe në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat