Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Kosova

Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 14:35
Ilustrim

Sot më 24 shkurt 2018, do t’i mbushte 55 vjet, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit “ në Prishtinë.

Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.

Duke e përkujtuar heroin e Kosovës, shokët e idealit dhe familja Fazliu, kanë shkruar se Fahriu ishte një uraganit i bashkimit të kombit, uragan që mbi të gjitha kishte interesin e përgjithshëm por edhe uragan që kurrë nuk u nënshtrua përpara vështirësive të kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat