Sllovenia trajnon 60 infermierë

Kosova

Sllovenia trajnon 60 infermierë

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 13:27
Uran Ismaili

Një grup i infermierëve nga  Sllovenia po qëndrojnë në Kosovës të cilët do të zhvillojnë një trajnim ku do të marrin pjesë  60 infermierë nga Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një postim në Facebook, ku ka thënë se pas Sllovenisë, në ditët në vazhdim do të nënshkruhet marrëveshja, me Kroacinë,  në mënyrë për përshpejtimin e reformave që kemi nisur.

Postimi i plotë:

Sllovenia vazhdon të jetë aleati ynë edhe në shëndetësi. Grupi i infermierëve, prej më të mirëve që ka ky shtet, po qëndron në Kosovë për të zhvilluar trajnime pesëditore për infermierët tanë. 60 infermierët tanë që po marrin pjesë në këtë trajnim do të marrin përvojat më të mira në komunikimin me pacientë dhe në atë ndërkolegial. Edhe ky aktivitet, sikur të gjithë të tjerët që po i zhvillojmë, do të ndikojë në mënyrë direkte në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të sigurta për qytetarët tanë. Pas Sllovenisë, në ditët në vazhdim do të nënshkruajmë marrëveshje edhe me Kroacinë, si mënyrë për përshpejtimin e reformave që kemi nisur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat