Kosova në samitin e Londrës me 40 projekte

Kosova

Kosova në samitin e Londrës me 40 projekte

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 12:15
Pamje nga konferenca e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës

Kosova do të prezantojë në samitin e Londrës 40 projekte të ndyshme me të cilat do të tentohet që përmes argumenteve të përfitohen 500 milionë euro.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ku u theksuar se 14 apo 15 projekte do të jenë nga bizneset private.

Kryetari i Odës, Safet Gërrxhaliu tha se e veçanta e këtij samiti do të jetë paraqitja e Kosovës me projekte.

Sipas tij, totali i vlerës që do të tentohet të argumentohet është afër 500 milionë euro.

Ky samit tha Gërxhalii po ndodh në kohën e një bllokade që po ndodhë në Kuvend me ratifikimin e demarkacionit ku interesat partiake personale janë ngritur mbi ato të popullit.

Koordinatori nacional për Ballkanit Perëndimor pranë zyres së Kryeministrit, Gazmend Abrashi, tha se kanë përgatitur diku 40 projekte që do të prezantohen në samitin e Londrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat