Pacolli uron Estoninë për 100 vjetorin e pavarësisë

Kosova

Pacolli uron Estoninë për 100 vjetorin e pavarësisë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 17:12
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, ka uruar udhëheqësit e institucioneve dhe popullin e Estonisë përderisa ata po shënojnë 100 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së tyre.

“Në emër të Presidentit, Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Estonisë përderisa ata festojnë 100 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në këtë festë të veçantë për shtetin dhe popullin Tuaj ne kujtojmë edhe mbështetjen e vazhdueshme që vendi Juaj i ka dhënë dhe po vazhdon t’i ofrojë Republikës së  Kosovës. Estonia ka qenë në valën e parë të vendeve të BE-së që e ka njohur Kosovën dhe brenda dekadës së parë të marrëdhënieve tona ndër-shtetërore ne kemi arritur që të avancojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin dhe partneritetin në shumë fusha. Estonia është një shtet partner dhe mik i Kosovës. Dëshiroj të shfrytëzojë këtë rast për t’ju uruar edhe për udhëheqjen Tuaj të suksesshme të Presidencës së BE-së gjatë pjesës së dytë të vitit që sh koi”, ka thënë kreu i diplomacisë kosovare në urimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat