Kur shëndeti dhe jeta varen nga një vizë

Kosova

Kur shëndeti dhe jeta varen nga një vizë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 16:16
Ambasada e Hungarisë në Prishtinë, 7 dhjetor, 2017

Ka pesë muaj që Naimi, 30-vjeçar, është duke pritur një përgjigje nga ambasada gjermane në Prishtinë, për tu pajisur me vizë udhëtimi në këtë shtet.

Arsyeja pse ai ka kërkuar vizën ndërlidhet me problemet e tij shëndetësore. Ai vuan nga një sëmundje e zemrës, për të cilën i është rekomanduar operimi. Një intervenim i tillë, për rastin e Naimit nuk kryhet në Kosovë, andaj ai është i shtrënguar të kërkojë trajtim mjekësor jashtë Kosovës.

Babai i tij 65-vjeçar, Jakupi, tha se teksa priste së bashku me të birin para ambasadës gjermane, se ata po përballen me sfidën e pritjes së gjatë që të pajisen me vizë.

“Ka pesë muaj që presim për vizë. Kërkesën e kemi bërë në ambasadën gjermane. Nuk ka përgjigje. Ka shume parregullsi në ambasada. Erdhëm para ambasadës vetëm të shohim se çka po ndodhë dhe ka shumë njerëz. Në Kosovë nuk mund të kryhet një operacion i tillë i zemrës çfarë djali duhet ta bëjë”, tha Jakupi./REL/

Lajmin e plote mund ta lexoni duke klikuar linkun tek Mediat Shqiptare KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat