Kastrati e mban premtimin, 50 % e kabinetit gra

Kosova

Kastrati e mban premtimin, 50 % e kabinetit gra

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:36
Qëndron Kastrati

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati ka kompletuar kabinetin e tij me të cilët do të udhëheq komunën e Kamenicës për katër vitet e ardhshme.

Kastrati duke prezantuar ekipin e tij ka theksuar se janë munduar që të bëj përzgjedhjen e personave që kanë integritet të lart profesional dhe vullnet për ndryshim.

Ai po ashtu ka bërë me dije që për vendosjen e këtyre drejtorëve në këto pozita është konsultuar me grupe të ndryshme të interesit.

Ky është postimi i plotë i Kastratit në Facebook:

Të dashur qytetarë të Kamenicës,

Gjatë fushatës zgjedhore u zotuam që qeverisja e re do të jetë një kthesë pozitive në zhvillimin e Komunës. Pas marrjes së mandatit, jemi angazhuar në vazhdimësi që ta realizojmë këtë synim. Duke qenë se pozita e Drejtorit të Komunës bartë me vete përgjegjësi të rëndësishme për realizimin e misionit tonë, ne e morëm me seriozitet të lartë përzgjedhjen e emrave. Burrat dhe gratë që do të ulen në këtë karrigë kanë para vetes përgjegjësi të madhe për t’u ofruar qytetarëve shërbimet më të mira dhe për t’u përgjigjur kërkesave dhe nevojave të tuaja.

Këta janë shërbyesit tuaj të cilët duhet t’i mbani në përgjegjësi dhe prej të cilëve do të kërkoni llogari, njësoj sic do të bëj edhe unë. Vendimi për të emëruar Drejtorët vjen pas një procesi, gjatë së cilit jemi munduar maksimalisht të mbajmë standardin e lartë të përzgjedhjes së profesionistëve me integritet dhe vullnet për ndryshim. Jemi konsultuar me grupe të ndryshme për t’u siguruar që po e bëjmë përzgjedhjen e duhur.

Ju uroj bashkëpunim të frytshëm dhe përvojë të suksesshme me të zgjedhurit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat