Pasi Daçiq flet për çnjohjen e Kosovës nga Amerika dhe Britania, i reagon Vlora Çitaku

Kosova

Pasi Daçiq flet për çnjohjen e Kosovës nga Amerika dhe Britania, i reagon Vlora Çitaku

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:14
Vlora Çitaku dhe Ivica Daçiq

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka ironizuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, për dëshirën e tij të madhe që SHBA'ja dhe Mbretëria e Bashkuar ta tërheqin njohjen e Kosovës. Por Çitaku, duke ia shuar krejtësisht këtë ëndërr ministrit serb, i thotë atij se do të dëshironte që dhe ajo ta përballonte një udhëtim për në hënë.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, paska thënë që dëshira e tij është që SHBA-jë dhe Mbretëria e Bashkuar të tërheqin njohjen e Kosovës. Çfarë mund të them, do të doja të isha një kampione e Wimbledonit, dhe do të doja që të mund ta përballoja një udhëtim për në hënë…duhet të them që ëndrrat e mia janë më afër realiteti”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Shef i diplomacisë serbe thotë ta ketë zbuluar “recetën” kundër asaj që ai e ka quajtur “histeri shqiptaromadhe”, e cila, sipas tij “është kërcënimi i më i madh i stabilitetit në rajon”.

Porse ky zbulim i tij duket vërtet histerik pasi që mendon, kërkon, ose dëshiron, as më pak e as më shumë sesa Washingtoni e Londra të dalin me vendimin për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Daçiqi ka thënë kështu pak ditë pasi që kryeministri shqiptar Edi Rama propozoi një president të përbashkët të Kosovës e të Shqipërisë.

Pas bisedave me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, Daçiqi e ka falënderuar Moskën në përkrahjen e sovranitetit territorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat