Kosova shënon përmirësim në indeksin e perceptimit të korrupsionit

Kosova

Kosova shënon përmirësim në indeksin e perceptimit të korrupsionit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 08:29
Vendi ynë është ngjitur nga vendi i 95-të për vitin 2016, me 36 pikë,, në vendin e 85-të, me 39 pikë.

Kosova ka shënuar përmirësim në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, të publikuar mbrëmjen e së mërkurës nga “Transparency International”.

Vendi ynë është ngjitur nga vendi i 95-të për vitin 2016, me 36 pikë,, në vendin e 85-të, me 39 pikë.

Kurse, Shqipëria ka shënuar përkeqësim për vitin e kaluar, pasi renditet në vendin e 91 nga 180 vende, me 38 pikë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë, ndërsa ndan të njëjtin pozicion me Bosnje-Hercegovinën sa i përket rajonit të Ballkanit.

Një vit më parë, Shqipëria kishte vetëm një pikë më shumë, por mbante pozicionin e 83-të, së bashku me Bosnjen.

Sa i përket Evropës Lindore dhe Juglindore, viti 2017 ka shënuar një rritje të autoritarizmit anembanë kësaj pjese të kontinentit të vjetër, duke tronditur kështu përpjekjet antikorrupsion dhe kërcënuar liritë dhe të drejtat civile. Në këtë rajon, organizatat joqeveritare dhe mediat e pavarura kanë pasur sfida ndaj monitorimit dhe kritikimit të vendimmarrësve të tyre.

Shembuj merren Polonia, ku trupat qeveritare kanë marrë kontrollin dhe shpërndarjen e fondeve jetike për organizatat joqeveritare, si dhe Rumania, ku qeveria kaloi një projektligj që vendoste kërkesa raportimi joproporcionale për organizatat joqeveritare.

Në raport analizohen 180 vende në bazë të nivelit të perceptimit të korrupsionit në sektorin publik, përmes një shkalle vlerësimi nga 0 në 100 pikë, ku zeroja tregon një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100-a një vend pa korrupsion. Në krye të listës renditet Zelanda e Re, e ndjekur nga Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Zvicra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat