Franca kërkon normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi

Kosova

Franca kërkon normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 23:43
Flamuri i Kosoves dhe ai i Frances

Ministri francez i Punëve të Jashtme Jean Yves Le Drian, gjatë takimit me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq dje në Paris ka thënë se dialogu i Beogradit e Prishtinës, me ndërmjetësim të BE-së, është thelbësor për sigurimin e stabilizimit afatgjatë të gjithë rajonit, ka kumtuar Ministria franceze e Punëve të Jashtme.

Ky dialog, ka theksua Le Drian, duhet të sjellë normalizim të plotë ndërmjet dy palëve të bazuar në marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Shefi i diplomacisë franceze ka konfirmuar përkushtimin e Francës për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkim in Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat