Sefaj: Në IPK ka probleme, çdo proces për këtë merret në bazë të kompetencave

Kosova

Sefaj: Në IPK ka probleme, çdo proces për këtë merret në bazë të kompetencave

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:25
Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka raportuar në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri për rrethanat e krijuara në Inspektoratin e Policisë së Kosovës, pas suspendimit të dy zyrtarëve të IPK-së.

Raportimi i Sefajt është bërë pa praninë e mediave pasi që ai vet ka kërkuar kështu.

Sefaj tha se  ka raportuar për gjendjen e krijuar në IPK pas suspendimit të kryeshefit Hilmi Mehmeti dhe të gjitha masat, sipas tij, janë marrë konform ligjit në të mirë të qytetarëve.

Ministri ka pranuar se sot kanë suspenduar edhe dy zyrtarë të IPK-së lidhur me konkursin e përfolur në Inspektorat.

Sefaj: Në IPK ka probleme, çdo proces për këtë merret në bazë të kompetencave

“Ju kërkoj falje,  sepse ishte seksioni i mbyllur. Inspektorati siç e dini ka disa probleme, ne jemi duke punuar të gjithë së bashku në mënyrë kolektive, sepse është institucion i gjithë qytetarëve. Nevojitet që ai institucion të jetë i pastër dhe transparent dhe ti zbatoj të gjitha ato kompetenca që i ka për të mirën e organizatave tona dhe qytetarëve tonë.  (10’22)Çdo proces që merret, është në bazë të kompetencave dhe jam shumë i bindur se është i abuzuar në ligj... Unë jam në dispozicion që të ndërmarrë të gjitha masat për të mirën e institucionit dhe për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Sefaj.

Deputeti i Nismës  Milaim Zeka, kërkoi që në Komision të raportojë edhe kryeshefi tashmë i suspenduar  i IPK-së.

Ai pretendon se në konkurs ka pasur manipulime dhe qëllimisht nga anëtarë të komisionit përzgjedhës në IPK, është incizuar kryeshefi i IPK-së, Hilmi Mehmeti dhe “e kanë qitur në kurth”. Ai ka shtuar se në IPK kishte një departament ilegal për përgjime të të gjithë zyrtarëve.

Zeka: Brenda inspektoratit ka ekzistuar një departament i veçantë i cili i ka përgjuar gjithçka

“Brenda inspektoratit ka ekzistuar një departament i veçantë i cili i ka përgjuar prokurorët, gjyqtarët, gazetarët, personalitetet dhe pastaj i ka shantazhuar. Dhe kjo është e pa falshme, dhe kjo histori ka ndodhur në mandatin e kaluar të Hilmi Mehmetit. Përgjimin e jashtëligjshme, njëri prej anëtarëve të Komisionit ia ka bërë kryeinspektorit, përgjim i cili është transmetuar. Përveç kësaj ka qenë Komisioni i cili ka bërë shkelje drastike. Në momentin që në policinë e Kosovës ndodhin gjëra të tilla për shantazhe, kjo është e rrezikshme, kjo siguron pa siguri për gazetarët, për deputet për cdo njërin... (06’04)Unë dyshoj shumë se tre anëtarë t e Komisionit ia kanë përgatitur kurthin kryeshefit për arsye se ky(Hilmi Mehmeti) ka pasur një milion elemente për me marr masa me përjashtuar Komisionin, por këta e kanë incizuar”, ka thënë Zeka.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se do të ishte mirë që në raportim të ishte edhe shefi i IPK-së, në mënyrë që të dëgjohen të dyja palët, pasi mund të ketë interferime.

Sipas tij ligji duhet të zbatohet për të gjithë njësoj pa dallim.

Beqiri: Pa dyshim se ka pasur ndikime dhe një anshmëri

“Sigurisht se ka probleme, jo vetëm në këtë Inspektorat, por jo çdo gjë është zi, përkundrazi është bërë edhe punë e mirë, por që ka edhe probleme që tash kanë dalë në sipërfaqe. Se a është momenti dhe ky preteksti për të dalë edhe shumë gjëra të tjera që fatkeqësisht janë fshehur për shumë vite. Mirëpo, ajo që duhet me bërë përpjekjeje maksimale është me respektuar ligjin... se a ka ndodhur kjo ndër vite pa dyshim se shihet ka pasur ndikime dhe kur ka ndikime ka një anshmëri dhe e bëjnë institucionin jo efektiv dhe bëjnë me pasur shkelje të natyrave të ndryshme”, ka thënë Beqiri.

Raportimi i ministrit Sefaj në komision me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth tri orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat