Ismaili: Këto janë pajisjet e para moderne për QKUK që i dhuroi Japonia

Kosova

Ismaili: Këto janë pajisjet e para moderne për QKUK që i dhuroi Japonia

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:41
Pajisjet e para moderne për Qendrën Klinike Universitare (QKUK)

Pajisjet e para moderne për Qendrën Klinike Universitare (QKUK) do të arrijnë se shpejti në Kosovës, si pjesë e grantit 1,1 milionë euro të dhuruar nga Qeveria e Japonisë, ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai ka bërë të ditur se ndër pajisjet e para do jetë edhe një aparaturë e CT’së.

“Pas grantit 1.1 milion euro nga Qeveria e Japonisë, tani do të vijë edhe kontingjenti i parë me pajisje moderne për QKUK-në, që përfshin CT 16, laparaskop, bronkoskop, gastroskop etj. Me ardhjen e këtyre pajisjeve ne po fillojmë që ta zgjidhim edhe një nga problemet kryesore, që është mungesa dhe prishja e pajisjeve”’, ka shkruar Ismaili në Facebook.

“Kjo është vetëm faza e parë e prurjeve të pajisjeve të reja. Në javët dhe muajt në vazhdim do të vijnë edhe aparatura të tjera, të cilat do të ndryshojnë tërësisht dinamikën dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë”, shkruan në poztimin e Ismailit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat