Nënshkruhet marrëveshja për sigurime sociale Kosovë-Belgjikë

Kosova

Nënshkruhet marrëveshja për sigurime sociale Kosovë-Belgjikë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:56
Skender Reçica dhe Maggie De Block

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka nënshkruar sot në Bruksel marrëveshjen për sigurime sociale me homologen e tij, ministren e Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik, Maggie De Block.

Kjo është marrëveshja e parë ndërkombëtare për sigurime sociale,  nga e cila përfitojnë direkt qytetarët kosovarë, që kanë punuar dhe vepruar në Belgjikë.

Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot, Kosovës i është hapur rruga që së shpejti të lidhë të tilla marrëveshje edhe me shtete të tjera, aty ku qytetarët tanë kanë vepruar dhe derdhur djersën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat