Axhenda e aktiviteteve për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kosova

Axhenda e aktiviteteve për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 09:21
Ilustrim

Sot qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, festojnë 10 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Me rastin e kësaj feste të madhe gjatë ditës së sotme dhe nesër do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

Axhenda e plotë e aktiviteteve për jubileun e parë të Pavarësisë:

E shtunë 17 Shkurt 

10:00 Aktivitet sportiv i fëmijëve, i organizuar nga Play International: Sheshi “Nënë Tereza”

11:00 Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës: Qeveria e Republikës së Kosovës

12:00 Defile i Ansamblit “Shota”

13:00 Festivali me rreth 500 fëmijë dhe 105 animatorë: Sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”

14:00 Koncerti i Xixëllonjave Sheshi “Zahir Pajaziti”

15:00 Koncerti “Shota” Teatri Kombëtar i Kosovës

16:00 Ekspozitë “Kosova – nga historia në shtetësi” Bibloteka Kombëtare e Kosovës

18:00 Filmi “Babai” Kino “ABC”

20:00 Koncerti i Rita Orës Sheshi “Skënderbeu”

E diel, 18 shkurt 2018

10:00 Mbjellja e 115 pemëve në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz

10:00 Konferenca ndërkombëtare “Një dekadë pavarësi – Rruga evropiane e Kosovës” (Dy panele, pjesëmarrës nga Unioni Panevropian) Hotel Garden

12:00 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kuvendi i Republikës së Kosovës

13:00 Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës Sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”

14:00 “Libri i Pavarësisë” me deputetët që e kanë shpallur pavarësinë Ministria e Jashtme e Kosovës

15:00 Pritja shtetërore e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi Hoteli “Emerald”

17:00 Koktej për të gjithë pjesëmarrësit Hoteli “Emerald

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat