Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka nisur mëngjesin e hershëm të ditës së pavarësisë, me vizitë në Termocentralet Kosova A dhe B.
Ai ka shkruar në facebook se punëtorët e KEK punojnë pandërprerë për të na siguruar energji nëpër shtëpitë tona, për çka ju jam mirënjohës.
“Nuk është e lehtë puna në KEK dhe minierë! Në këtë vizitë jemi bashkë me Ambasadorin e Japonisë në Austri. Nëse keni ndonjë pyetje për ekzekutivin, e dini adresën”, ka shkruar ai në Facebook.