Madhështore! Djemtë e dëshmorëve të Drenicës bëhen bashkë dhe festojnë pavarësinë

Kosova

Madhështore! Djemtë e dëshmorëve të Drenicës bëhen bashkë dhe festojnë pavarësinë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 00:43
Drenicë

Askund më shumë se në Drenicë, nuk e ka peshën, festa e Pavarësisë.

Duke e ndjerë më shumë se cdo kush këtë ditë të madhe për Kosovë, djemtë e dëshmorëve të UCK-së, nga Skënderaj dhe Drenasi janë bërë bashkë në kullën e Rrahim

Rexhepit nga Qirezi, për të festuar 17 Shkurtin.

Të mbledhur në familjen e Rexhep dhe Beqir Rexhepit, që rënë në Betejen e Qirezit dhe Likoshanit, djemtë e dëshmorëve kanë festuar për orë të tëra ditën më të madhe të shqiptarëve të Kosovë.

Mes dhimbjes dhe krenarisë, djemtë e dëshmorëve kanë kënduar për këtë ditë për të cilën baballarët e tyre dhanë jetën.

Qirezi njihet si fshat ku u zhvillua një ndër betejat e para mes UCK-së dhe serbëve me crast u pati shumë të vrarë nga të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat