Ministrja Hoxha: Procesi integrues i pandalshëm

Kosova

Ministrja Hoxha: Procesi integrues i pandalshëm

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:53
Pamje nga takimi Hoxha-Busek

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, ish-zv. Kancelarin e Austrisë, Erhard Busek, ku u diskutuan të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.

Në takim mori pjesë edhe Ambasadori Gernot Pfandler, eurodeputeti Lucas Mandl, dhe kryetarja e miqësisë Austriake-kosovare në Parlamentin austriak, deputetja Carmen Jeitler-Cincelli.

Ministrja Hoxha vlerësoi dhe çmoi lart kontributin e Busekut për Republikën e Kosovës, dhe miqve tjerë nga Austria, duke qenë një nga zërat më të fuqishëm jo vetëm të shtetësisë së Kosovës, por edhe avancimit të proceseve shtetndërtuese dhe integruese në nivel rajonal dhe global.

“Z. Busek, të arriturat e vendit tonë, do t’i atribuohen edhe përkushtimit tuaj dhe vendit tuaj që përbën vlerë të çmueshme të shtetit dhe shtetësisë tonë. Ne kemi të arritura në proces, por edhe sfida. Ne kemi marrë përsipër zbatimin e MSA-së dhe Agjendën e Reformave Evropiane të cilat do të sjellin nivel të ri të shtetësisë tonë dhe cilësisë së jetës për qytetarët tanë”, theksoi Ministrja Hoxha, e cila vlerësoi se liberalizimi i vizave, do ta lehtësonte dhe do të kontribuonte në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Busek, vlerësoi të arriturat e Kosovës në këtë 10 vjetor të pavarësisë, duke theksuar se procesi integrues kërkon vendosmëri për fuqizimin e zbatimit të ligjit, fqinjësi të mirë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Në këto sfida, qëndrojmë pranë jush fuqishëm dhe të vendosur për arritjen e aspiratave tuaja integruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat