Haradinaj: Turqia ka lobuar për shtimin e numrit të njohjeve

Kosova

Haradinaj: Turqia ka lobuar për shtimin e numrit të njohjeve

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:31
Ramush Haradinaj, priti në takim ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin e ish-kryeministrit Davutoglu dhe të diplomacisë turke në lobimin për shtimin e numrit të njohjeve dhe për procesin e përgjithshëm të shtetndërtimit.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike, për proceset e integrimit euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, me ç’rast kryeministri Haradinaj theksoi se në Kosovë është krijuar një klimë e favorshme për investitorët potencial. 

Ish-kryeministri Ahmet Davutoglu, përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset që janë shënuar gjatë kësaj dekade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat