Qindra vullnetar edhe sot i bashkohen Let’s Do It Kosova për pastrimin e vendkalimit kufitar me Serbinë në Merdare.

Kosova

Qindra vullnetar edhe sot i bashkohen Let’s Do It Kosova për pastrimin e vendkalimit kufitar me Serbinë në Merdare.

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:17
Aksioni

Me rastin e shënimit të festës së 10 vjetorit të Pavarsisë, “Let’s Do It Kosova”  e mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, ka organizuar aksionin e radhës në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë përkatësisht në Merdare. Shumë vullnetar nga Podujeva ju bashkuan aksionit të Let’s Do It Kosova nga ku u larguan mbi 100 thasë me mbeturina, ndërsa morën pjesë Ministrja e Mjedisit dhe planifikimit hapsinor, Albena Reshitaj Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu si dhe zyrtarë tjerë nga komuna. Përveq pastrimit të kësaj zone, në këtëu vendosën shporta për hedhjen e mbeturinave si dhe tabela për nder të 10 vjetorit të pavarsisë.

Ky aksion u ndihmua edhe nga kompania e pastrimit “Natyra” së bashku me makinerinë dhe stafin e tyre, ku gjatë ketij aksioni kjo kompani nderoi me mirnjohje  Let’s Do It Kosova, për punën dhe bashkpunimin. Dorëzimin e kësaj mirnjohje e bëri drejtori i kësaj kompanie Faik Haliti.

Aktiviteti i radhës do të jetë në Prekaz me 18 Shkurt, ku vullnetarët e Let’s Do It Kosova do t’I bashkohen akstivitetit ku do të bëhet mbjellja e 115 fidaneve.

Let’s Do It Kosova së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe partnerë të tjerë do të vazhdojnë me aksione pastrimi dhe mbjellje fidanësh gjatë tërë vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat