Gjykata e Apelit e Kosovës, vërteton dënimet për dy qytetar nga Juniku

Kosova

Gjykata e Apelit e Kosovës, vërteton dënimet për dy qytetar nga Juniku

Nga: Adem Lushaj Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:06
Adem Lushaj

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vërtetuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore Pejë-dega Deçan me të cilin dy qytetar të komunës së Junikut, Hazir Knushi dhe Granit Shehu, ishin dënuar  4.5, përkatësisht 4 vite me burgim, për veprën penale të vjedhjes së rëndë në bashkëkryerje, sipas nenit 327 dhe 325 Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ky aktgjykim i Apelit, është marr me 9.1.2018, pas ankesës së bërë nga i akuzuari Granit Shehu, përmes avokatit të tij, Qerim Ferizi.

Gjykata Themelore në Deçan me datë 27.07.2017, të akuzuarit e Hazir Knushi dhe Granit Shehu, i kishte shpallur  fajtor sipas Aktakuzës së ngritur nga Prokurorisë së shtetit, që të dy të akuzuarit i ngarkonte për disa vepra të kryera gjatë vitit 2016, nëpër disa lokalitete të Junikut. Në Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Pejës, e cila ishte përfaqësuar nga   Muharrem Bajraktari, që të dy të pandehurit akuzoheshin se në bashkë kryerje, me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm, pasi kishin thyer shtëpitë, kishin vjedhur pasuri të luajtshme (gjësende të ndryshme dhe para), e duke iu shkaktuar dëme konsiderueshëm material... që sipas Nenit 327 dhe 325, paraqet vepër penale të vjedhjes së rëndë.

Në seancën gjyqësore të mbajtur në Deçan, gjyqtari Sulltan Dobraj, pasi kishte bërë administrimin e provave të prezantuara nga Prokuroja e shtetit dhe deklaratave të pandehurve, kishte marrë Aktgjykim me të cilin Hazir Knushi, dënohet me 4.5 vite (4 vite e 6 muaj) burgim, ndërsa Granit shehu me 4 vite burgim, si dhe dënim me gjobë prej 3900 (tremijë e nëntëqind) euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat