Publikohet Raporti ´´Komuna nën Monitorim´´

Kosova

Publikohet Raporti ´´Komuna nën Monitorim´´

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 17:53
Qytetarë aktiv dhe të informuar përmes Ligjit për Qasje në Dokumente Publike

Organizata Joqeveritare ´´Koha´´, në kuadër të projektit ´´Qytetarë aktiv dhe të informuar përmes Ligjit për Qasje në Dokumente Publike´´, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Fondacioni Metamorphosis, ka publikuar raportin e monitorimit të Komunës së Klinës. Në ketë konferencë, ku të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Fadil Gashi, drejtorë drejtorishë komunale, ish kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Haxhi Ibishi, anëtar të opozitës, këshilltarë të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile, KFOR-it dhe OSCE-së, si edhe përfaqësues të fshatrave e qytetarë të tjerë.

Në këtë konferencë janë prezantuar të gjeturat e evidentuara, duke përfshirë një përmbledhje nga qeverisja e kaluar, 2013-2017, nën qeverisjen e z. Sokol Bashota, po ashtu edhe fillimin e qeverisjes së udhëhequr nga z. Zenun Elezaj.

Ndër të gjeturat është evidentuar një moskoordinim ndërmjet Ekzekutivit dhe Legjislativit që si pasojë, në disa raste dokumentacioni është vonuar ose pranuar gjatë seancës, e cila rrjedhimisht ka rezultuar me vendime pa analizen e duhur nga ana e këshilltarëve komunal. Për më tepër, është hasur në neglizhencë të organeve komunale ndaj këkesave për qasje në dokumente publike. Shumë nga kërkesat e dërguara nuk kanë marrë përgjigje apo përgjigjet janë pranuar jashtë afatit ligjor sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Edhe pse është vërejtur një përmirësim në trajtimin e këtyre kërkesave, mbetet sfidë trajtimi dhe kthimi i përgjigjeve me kohë.

Në ketë konferencë kryetari i Komunës, z. Elezaj, premtoj funksionalizimin e shpejt të Ueb-faqes së Komunës, po ashtu edhe plasimin e të gjitha informacioneve dhe dokumenteve publike, duke përfshirë edhe raportet mujore të drejtorive komunale. Elezaj, pohoj që nga muaji Mars do të nisë një komunikim me publikun duke vizituar të gjitha fshatrat e Komunës, derisa premtoj që këto diskutime do të ndihmojnë në hartimin e buxhetit të Komunës për vitin e ardhshëm Në të njejtën kohë kryesuesi i Kuvendit, z.Fadil Gashi, u zotua që vendimet e Kuvendit do të jenë të hapura dhe do të gjinden mënyra të komunikimit me qytetarin me qëllim të përfshirjes në procesin e vendimmarrjes. Ai ftoj qytetarët të marrin pjesë në seanca dhe takime tjera publike.

Të pranishmit ngriten çështje të ndryshme që kryesisht paraqesin nevoja të shumta për investime kapitale drejtë zgjidhjes së problemeve jetike, si uji i pijes, rrjete të kanalizimeve, asfaltimin e rrugëve lokale, çëshjte mjedisore, punësimi, etj. Qytetarët kërkuan që Komuna të jetë me e hapur dhe vendimet të merren me komunikimin paraprak të tyre.

Të gjithë vlerësuan publikimin e raportit dhe mundësinë e këtij diskutimi, duke e konsideruar si dokument të rëndësishëm për diskutim dhe reflektim të mëtejmë nga bartësit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat